Rita Ora bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waitit po qëndrojnë në Milano për të marrë pjesë në Javën e Modës atje.
31-vjeçarja mori pjesë në ngjarjen e mbushur me yje në shfaqjen e kreacioneve nga marka e njohur “Prada”, ndërsa edhe postoi imazhe në llogarinë e saj në Instagram.
Rita dukej po aq elegante dhe tërë shkëlqim e veshur me një xhaketë sportive ngjyrë gri të errët, të kombinuara me një palë pantallona të zeza të gjera dhe me një palë këpucë me taka po ashtu me ngjyrë të zezë.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” kompletoi dukjen me aksesor, çantë dhe syze të zeza dielli.
Ndërsa edhe partneri i saj u përshtatë me të i veshur gjithashtu me një kostum me ngjyra të errëta dhe një bluzë të bardhë.
Kujtojmë që në këtë event e pranishme ishte edhe Kim Kardashian, me të cilin Rita gjithashtu solli imazhe, duke dëshmuar kështu që ka lënë prapa krahëve hatëmebtjete me familjen e ish-partnerit të saj, Rob Kardashian.
Ndryshe, Rita nuk ka qëndruar e heshtur as për situatën në Ukrainë, e cila u sulmua të enjten (24 shkurt) nga Rusia.
Këngëtarja me origjinë shqiptare shprehu mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës përmes UNICEF-it.
Ora ndau me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi të UNICEF UK, në të cilën bëhej thirrja për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve ukrainas të prekur nga kriza e momentit në Ukrainë. /Telegrafi/