Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë në vëmendje gjatë kësaj kohe për çdo paraqitje që ka bërë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Ylli, i ndjekur nga mbi 16 milionë njerëz vetëm në Instagram, këto ditë shkëlqeu teksa ka prezantuar veshjet e ndryshme nga udhëtimi në Itali.
Krijuesja e hitit “Anywhere” së fundmi ka sjell dhjetë veshje të ndryshme nga edicioni i 80-të i këtij eventi.
Secila nga këto veshje është e punuar në mënyrë unike e me elemente të kuruara deri në detaje.
“1-10 cila është dukja e juaj e preferuar?”, i është drejtuar 32 vjeçarja ndjekësve.
Ajo krejt në fund ka publikuar një imazh përkrah bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.
Të njëjtit kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë gushtit të vitit të kaluar.
Ata organizuan një festë të vogël me vetëm tetë persona të pranishëm. /Telegrafi/