Rita Ora është siguruar që të tërheqë vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e saj në Grammy Awards.
Bukuroshja nga Prishtina preferoi një dukje klasike të cilit hollywoodian, teksa prerja e fustanit ishte mjaft e madhe.
27 vjeçarja ishte bartësja e nderit e krenarisë së muzikës britanike duke u shfaqur me një prerje të thellë e cila i shfaqi të brendshmet e saj të zeza, ashtu sikurse fustani i saj.
Paraqitja e saj bizare në Madison Square Garden nuk la nën hije dukjen e saj të magjishme.
Për mediat britanike ajo kështu ri-solli dukjen e Angelina Jolie e cila po ashtu zbuloi një këmbë në një nga paraqitjet më të famshme të saj.
Me grim të thjeshtë e buzë të kuqe, ajo bëri diferencën në flokët lehtë të dredhura nga prapa.
Rita Ora vazhdon të jetë një nga yjet më atraktive shqiptare në botë. Ajo pritet të performojë më 17 shkurt në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/