Site icon Telegrafi

Rita Ora si përherë, shfaqet plot stil gjatë një shëtitje në Londër

Rita Ora (Foto: Daily Mail)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, njihet për një stil të veçantë gjatë paraqitjeve të saj.

Kështu, pas izolimit për shkak të pandemisë coronavirus, ajo tashmë po shijon kohën e saj të lirë në Londër, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja është shfaqur me një bluzë bardh e zi, ndërsa këto i ka kombinuar me një palë pantallona me disa dizajne të vogla.

(Foto: Daily Mail)

Si përherë, edhe në këtë dukje nuk kanë munguar aksesorët, ku Rita është parë e mbushur me to në duar dhe qafë.

Lexo po ashtu Rita Ora duket tërheqëse me këmishën transparente dhe të hapur rrugëve të Londrës

Flokët bionde ajo ka vendosur t’i mbajë të lira mbi supe, ndërsa i ka vënë në pah edhe balluket.

(Foto: Daily Mail)

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” njihet për linjat e tonifikuara trupore, ku edhe kësaj radhe i ka vënë në plan të parë.

Bukuroshja shqiptare përndryshe është duke punuar në projektet e saj muzikore, ndërsa po flitet se ka krijuar lidhje dashurie me krijuesin e videove muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version