Site icon Telegrafi

Rita Ora shpreh dashuri për një fëmijë në dasmë (Video)

Ylli botëror i muzikës, Rita Ora, nuk është ndalur së vallëzuari në ndejën familjare që mbrëmë ka pasur në Prishtinë.

Ajo, me fustanin e kuq e elegant, ka vallëzuar në valle e në mes, derisa kjo video e siguruar nga Express i KTV-së, e tregon edhe një tjetër anë të divës së muzikës.

Rita “shpreh tamam në mënyrë shqiptare” dashurinë për më të vegjlit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka marrë pjesë në dasmën familjare të Arlit Kastratit dhe Filiza Salihut që e solli atë në vendlindje.

Rita Ora ka ardhur të premten në mëngjes në Prishtinë me aeroplan privat, në shoqëri të familjarëve dhe dy miqve nga Londra. Pasdite ajo ka qëndruar tek shtëpia e tezes së saj, ku dhe është bërë gati për dasmë, shkruan Koha.

Dhjetëra adhurues të saj ishin tubuar te hoteli ku është mbajtur dasma për ta parë e për të marrë autogramin e saj.

Rita Ora ka qenë në Prishtinë tri vjet më parë, kur kishte xhiruar videoklipin e këngës “Shine Ya Lights”. /Telegrafi/

https://video.xx.fbcdn.net/hvideo-xpa1/v/t42.1790-2/12074340_406346666222211_916444619_n.mp4?efg=eyJybHIiOjM2MCwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic2QifQ%3D%3D&rl=360&vabr=200&oh=e208c212ded23466d1f6f3e59d999218&oe=569F0D1F

Exit mobile version