Telegrafi

Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen gala të ‘amfAR’ gjatë Javës së Modës në Milano

Dje në Milano është mbajtur mbrëmja gala e “amfAR”, ku si fokus kryesor qëndron mbledhja e donacioneve për kauzën që ata përfaqësojnë.

Në këtë eveniment madhështor mblidhen personazhe të famshme nga e gjithë bota dhe këtë herë nuk munguan as VIP-at shqiptarë.

Të pranishin ishin Amarda Toska e Ermal Mamaqi të ftuar nga Rolando Leka, i cili vitin e kaluar befasoi të gjithë me blerjen e shtrenjtë në “amfAR”.

Veç çiftit të famshëm, prezent ka qenë edhe modelja shqiptare, Aurela Hoxha, gjersa rrëmbeu vëmendje me dukjen glamuroze, në fustanin rozë të gjatë.

Aurela Hoxha shfaqet e mahnitshme në amfAR (Foto: Instagram)

Ndërkaq, nga emrat e njohur me famë ndërkombëtare të pranishëm në këtë eveniment ishte dhe Rita Ora, e ftuar speciale për të dhuruar një performancë.

Artistja shqiptare dukej mahnitëse në mbrëmjen e amfAR të mbajtur në Palazzo Mezzanotte gjatë Javës së Modës në Milano.

Krijuesja e hitit “Anywhere”, zgjodhi një fustan të bardhë më të veçantë me xhevahir, teksa nuk diskutohet se rrëmbeu gjithë vëmendjen e të ftuarve.

Rita po ashtu shkëlqeu edhe gjatë interpretimit të disa prej hiteve të saj, si “Lonely Together”, “Medley”, “Let you love me” etj. /Telegrafi/

Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen e amfAR (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images for amfAR)