Telegrafi

Rita Ora shkëlqen në Kanë (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, vetëm pak ditë pasi është prezantuar në “Billboard Music Awards”, ka marrë rrugën drejt një tjetër eventi.

Ajo u paraqit mbrëmë (e martë) në përvjetorin e 70-të të Festivalit të Kanës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edicioni i 70-të i Festivalit në Kanë

Këngëtarja 26 vjeçare u paraqit në tapetin e kuq me një fustan të gjatë ngjyrë krem, të shoqëruar me gurë vezullues.

Fustani i ideuar fiks për masat e Ritës, bëri që këngëtarja të nxjerr mjaft mirë në pah hiret dhe elegancën e saj trupore, kësaj radhe pa e tepruar me zhveshje.

Lexo po ashtu Rita Ora dhe Bebe Rexha bëhen bashkë! (Foto)

Në defilimin e tapetit të kuq, Rita këtë herë u paraqit në krah të themeluesit të kompanisë së bizhuterisë “Grisogono”, Fawas Gruosi. /Telegrafi/