Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, vetëm pak ditë pasi është prezantuar në “Billboard Music Awards”, ka marrë rrugën drejt një tjetër eventi.
Ajo u paraqit mbrëmë (e martë) në përvjetorin e 70-të të Festivalit të Kanës.
Këngëtarja 26 vjeçare u paraqit në tapetin e kuq me një fustan të gjatë ngjyrë krem, të shoqëruar me gurë vezullues.
Fustani i ideuar fiks për masat e Ritës, bëri që këngëtarja të nxjerr mjaft mirë në pah hiret dhe elegancën e saj trupore, kësaj radhe pa e tepruar me zhveshje.
Në defilimin e tapetit të kuq, Rita këtë herë u paraqit në krah të themeluesit të kompanisë së bizhuterisë “Grisogono”, Fawas Gruosi. /Telegrafi/