Telegrafi

Rita Ora shijon pushimet me prindërit në Malibu

Rita Ora (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka vendosur që bashkë me prindërit e saj, Verën dhe Besnikun, të shkojë në Malibu për të kaluar disa ditë të mira pushimi.

Familja Sahatçiu kanë shijuar së bashku detin dhe klimë e ngrohtë në këtë vend, ndërsa kanë publikuar për fansat disa imazhe në rrjetet sociale.

Ka qenë nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet teksa bën gëzuar me bashkëshortin e saj, ndërsa Rita realizon fotografinë.

Ndëtkohë, edhe Rita ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe, duke treguar se po ia kalon mirë në shoqërinë e prindërve.

Lexo po ashtu Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë refuzuar ftesën e festivalit "Sunny Hill"

Këngëtarja ndërkohë po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Tiëston, “Ritual”, që është pëlqyer shumë nga publiku.

Gjatë këtij viti, sukseset kanë qenë të mëdha për Ritën, që pas publikimit të albumit të saj “Phoenix” në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)