Rita Ora dukej me plot stil teksa iu bashkua bashkëshortit të saj, Taika Waititi, për një natë në Chiltern Firehouse në Londër të martën.
Këngëtarja, 32 vjeçare, shijoi një mbrëmje me përplot argëtim në pikën e famshme me regjisorin e Zelandës së Re, 47 vjeçar.
Ajo u shfaq me një palë xhinse blu dhe një bluzë të thjeshtë të zezë, të cilën e kombinoi me një xhaketë lëkure.
Rita dukjen e kompletoi me një palë taka të zeza, ndërsa u fotografua duke dalë nga ambienti luksoz.
Biondja mori vëmendje me një sërë byzylykësh dhe një gjerdan ari, derisa po ecte përkrah të shoqit.
Krijuesja e hitit “Anywhere” ishte mbushur me dhurata ndërsa mbante atë që dukej të ishte një buqetë me lule dhe një çantë dhuratë ‘Selfridges’.
Bashkëshorti i saj nga ana tjetër kishte veshur pantallona të zeza, maicë të bardhë dhe një këmishë të zezë me rozë, i cili po ashtu sipër mbante dhe një xhaketë blu.
E njëjta aktualisht është duke festuar për albumin e ri “You & I” që njëherësh i dedikohet dashurisë dhe jo vetëm.
Si një album personal, Rita kishte deklaruar se i përket dashurisë për partnerin, për rrethin familjar si dhe për veten. /Telegrafi/