Rita Ora u kthye në Sydney të premten pas një pushimi në Bayron Bay me të dashurin Taika Waititi.
Dhe këngëtarja shqiptaro-britanike u drejtua drejt e në një sallon thonjsh me kosto të ulët në periferi të të Sydneyt, në Double Bay, shkruan DailyMail.
31-vjeçarja bëri manikyr dhe pedikyr në zinxhirin e njohur të dyqaneve të thonjve “USA Nails” dhe shoqërohej nga një nga fëmijët e Taikës.
Rita dukej elegante e veshur me një bluzë të zezë, me një pëlhurë saten, të hapur te pjesa e pasme që tregonte tatuazhet e saj dhe pak nga gjoksi i saj anash.
Ajo e kombinoi atë me një palë pantallona të lirshme të markës “Miu Miu”.
Këngëtarja e hitit “You For Me” e kompletoi ansamblin e saj të veshjes me një palë sandale me detaje blu.
Duke e mbajtur veten të sigurtë me një maskë të zezë për fytyrën, Rita dukej se kishte makijazh minimal në fytyrë dhe i mbuloi sytë me syze dielli të markës “Prada”.
Pas takimit të saj, Rita, e cila i kishte mbështjellë flokët e saj bionde në një model topuz, u drejtua drejt një veture e cila ishte aty pranë për ta marrë me vete.
Anëtarja e jurisë së spektaklit “The Voice Australia” sapo kishte kaluar Vitin e Ri në Bayron Bay, në Uellsin e Ri Jugor, me të dashurin Taika, 46 vjeç.
Çifti, të cilët janë në lidhje për gati një vit, fluturuan në Harbour City me aeroplan privat të enjten.
Ajo kishte dokumentuar pushimet e çiftit në Instagram, por e mbajti të fshehtë vendndodhjen e tyre specifike duke publikuar vetëm fotografi të saj nga plazhi.
Këngëtarja e hitit “Poison” mbërriti në Australi me të dashurin e saj në fillim të dhjetorit.
Rita është në Australi për spketaklin “The Voice Australia”, ku për të dytin vit radhazi është përzgjedhur si anëtare e jurisë. /Telegrafi/