Site icon Telegrafi

Rita Ora shihet e lumtur, ndërsa argëtohet me fëmijët e Taika Waititit në Sydney

Rita Ora është parë duke buzëqeshur teksa luante rolin e njerkës me fëmijët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Krijuesja e një sërë hiteve, 32-vjeçare, dukej e lumtur duke shijuar një karnaval të Pashkëve me dy të rinjtë në “The Showring Entertainment Quarter” në Sydney.

Çifti shijuan një kohë të mirë me fëmijët, Matewa, shtatëvjeçare dhe Te, dhjetëvjeçare.

Foto: Splash News

Bukuroshja u rikthye në kohën e fëmijërisë, e cila po ashtu mori vëmendje me paraqitjen e thjeshtë, pantallona të shkurtra të zeza, bluzë të bardhë dhe syze dielli.

Lexo po ashtu Pamje nga prapaskenat e klipit të ri të Rita Orës, mahnit me një nga dukjet për “Praising You” me Fatboy Slim

Nga ana tjetër, Taika u pa me një bluzë ngjyrë vjollcë, shall të ngjashëm, syze dielli si dhe një kapelë të kuqe.

Foto: Splash News

Regjisori i filmit ishte i martuar më parë me Chelsea Winstanley, me të cilën u nda pas shtatë vitesh.

Chelsea gjithashtu është një producente filmash në Zelandën e Re.

Foto: Splash News

Ajo ka drejtuar dokumentarë të shumtë përfshirë: “Toi Tū, Toi Ora” dhe “Merata: How Mum Decolonised the Screen”.

Winstanley shërbeu gjithashtu si producente për filmin horror të Taika Waititit të vitit 2019, “What We Do in the Shadows” dhe “Jojo Rabbit”.

Foto: Splash News

Të njëjtit thuhet se u ndanë përfundimisht në vitin 2018. /Telegrafi/

Foto: Splash News
Foto: Splash News
Foto: Splash News
Exit mobile version