Telegrafi

Rita Ora shfaqet me veshje transparente

Rita Ora (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Krahas këngëve të suksesshme, Rita Ora ka arritur të marrë vëmendjen e fansave edhe me dukjen e saj.

Nga një ikonë e modës e deri te ekspozimet e saja, këngëtarja shqiptare ka ditur të jetë në qendër të vëmendjes.

Kësaj radhe, 27-vjeçarja i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet e veshur një fustan të zi transparent në pjesën e sipërme.

Rita Ora (Foto: Instagram/RitaOra)

Në pjesën e barkut, fustani është i hapur, ndërsa në pjesën e sipërme, Ritës i ekspozohet gjoksi.

Lexo po ashtu Lajmet për Rita Orën

Kujtojmë që në të kaluarën, këngëtarja nga Kosova ka pozuar edhe krejtësisht e zhveshur për revista të ndryshme.

Rita Ora (Foto: Instagram/RitaOra)

Ndërkaq, viti 2018 ka qenë shumë i suksesshëm në karrierën muzikore të Rita Orës.

Ajo ka publikuar materiale të ndryshme muzikore, të cilat kanë rezultuar shumë të pëlqyera nga fansat e saj. /Telegrafi/