Site icon Telegrafi

Rita Ora shfaqet tërheqëse gjatë pozave të marra për revistën “In Style”

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, njihet për një stil të veçantë me të cilin shfaqet në paraqitjet e saj skenike.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe nga më të ndryshmet, që përkojnë me përditshmërinë e saj.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ndarë disa fotografi, ndërsa thekson se ka pozuar për revistën “In Style”.

“Kalova izolimin në një pjesë të Anglisë dhe realizova këto me revistën In Style Mexico, që doli sot” ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Rita Ora si përherë, shfaqet plot stil gjatë një shëtitje në Londër

Shumica prej tyre ishin të realizuar sikurse në vitet e mëparshme, ndërsa edhe Rita ishte munduar t’ia përshtat veshjen.

Përpos dukjes së kompletuar, ajo çka ka tërhequr vëmendje është makijazhi i saj, të cilin kësaj radhe e ka realizuar vet ajo.

Rita poashtu ka filluar edhe pushimet, ndërsa është parë me të dashurin e ri, Romain Gavras. /Telegrafi/

Exit mobile version