Telegrafi

Rita Ora shfaqet tërheqëse me fustan të verdhë

(Foto: Instagram/ritaora)

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka qenë ndër më të komentuarat në rrjet.

Ajo deri më tani ka qenë duke qëndruar në Australi, pasi do të jetë pjesë e jurisë në “The Voice”.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka zgjedhur të publikojë imazhe nga paraqitja në natën e parë.

(Foto: Instagram/ritaora)

Rita u pa e veshur me një fustan të verdhë, me të cilin theksonte tiparet e bujshme trupore.

Flokët i kishte të stiluara, kurse makijazhi me ngjyra të ndryshme e bënte të dukej edhe më e mrekullueshme.

(Foto: Instagram/ritaora)

“Australia. Mezi prej t’ju shohë në The Voice”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Lexo po ashtu Raportohet se ekipi i Rita Orës nuk i ka pritur mirë imazhet e saj me Taika Waititi dhe Tessa Thompson

Tutje kujtojmë se është raportuar se ekipi i Orës nuk i ka pritur mirë imazhet e saj me Taika dhe Tessa, ndërsa këta të fundit shkëmbenin puthje. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ritaora)

 

(Foto: Instagram/ritaora)