Telegrafi

Rita Ora shfaqet provokuese në bikini, nëna e saj e këshillon

Rita Ora po vazhdon të shijoj paksa ditë pushimi veror pas angazhimeve të shumta me koncerte.

Ajo së fundi po qëndron në shtetin amerikan të Kalifornisë, përkatësisht po rrezitet në plazhet e Malibusë.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme duke përfshirë edhe joshëse.

Biondina ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në bikini të kuq, të cilat i theksojnë linjat seksi trupore.

E nëna e këngëtares, Vera Ora i ka propozuar të bijës që të krijojë edhe linjën e saj të bikinit duke parë se sa bukur duket në to 28-vjeçarja.

Ndryshe, Ora është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm të këtij viti. /Telegrafi/