Rita Ora siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa doli në Verona, Itali, përpara një konference për shtyp të martën.
Këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi figurën e bujshme në një triko në një material të xhinseve që ia vinte në pah barkun e tonifikuar.
Krijuesja e një sërë hiteve e kombinoi atë me një fund dhe rrip të ngjashëm.
Dukjen e kompletoi me një palë çizme blu të lehtë dhe një palë syze dielli të veçanta.
Flokët bionde i kishte lënë në në kaçurrela të lirshme, gjersa po mbante një buqetë me lule.
Këngëtarja e “How To Be Lonely” gjithashtu vendosi një grim të lehtë për këtë paraqitje.
Kjo vjen pasi Rita foli haptazi për periudhën për të krijuar një familje me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Rita dhe Taika u martuan në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles në gusht 2022 në një ceremoni të improvizuar që ata e planifikuan në vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm.
Ylli i famshëm ishte ajo që i propozoi regjisorit nga Zelanda e Re, i cili ka dy fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.
Artistja me origjinë nga Kosova këto ditë u komentua jashtëzakonisht shumë pasi në një koncert në Hungari u shfaq në skenë me flamurin serb, për të cilin nuk ishte në dijeni. /Telegrafi/