Telegrafi

Rita Ora shfaqet me plot stil në pozat e reja

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Ajo që gjithmonë di të tërheq vëmendjen e fansave përmes pozave të ndryshme, tashmë ka e dëshmuar edhe njëherë se ka një stil të veçantë.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke mbajtur kështu të informuar fansat e saj.

Sidoqoftë, ajo njihet për paraqitjet e saj skenike, për të cilat zgjedh gardërobat më të veçanta ndonjëherë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është shfaqur atraktive përmes një fotosesioni të realizuar.

Në një ambient të errët, Rita mbante të veshur një palë pantallona të shkurtra, ndërsa në pjesën e sipërme një bluzë me ngjyrë të bardhë.

Përpos tyre, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar edhe fotografi të tjera, të realizuara me bashkëpunëtorët e saj të përhershëm. /Telegrafi/