Rita Ora së fundmi ishte pjesë e emisionit “Live with Kelly”.
Aty bukuroshja shqiptare ka shkëlqyer, duke u shfaqur elegante dhe e thjeshtë.
26 vjeçarja ka folur për angazhimet e saj në SHBA, me emisionin e ri Americas Next Top Model, shkruan Telegrafi.
Rita zgjodhi një fustan me ngjyrë të zezë e me pallto në krah, teksa dukja e saj ishte e thjeshtë dhe elegante.
Shpesh, ajo di të shfaqet edhe ekstravagante, por kësaj radhe Rita la përshtypje të mirë.