Telegrafi

Rita Ora shfaqet duke vallëzuar, teksa shijon pushimet në resortin luksoz

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Ajo është duke shijuar pushimet në resortin luksoz në Korfuz, vlera të cilës arrin 17 mijë dollarë për një natë.

Kështu që Rita përmes imazheve të ndryshme në rrjete sociale po mban të azhurnuar fansat, të cilët e përkrahin mjaft shumë, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë një video, ndërsa shihet duke kërcyer në bikini.

Bukuroshja shqiptare kishte vënë në pah linjat e tonifikuara trupore përmes rrobave të larjes, të cilat fillimisht ishin të zeza dhe me dizajn shkëlqyes.

Më pas, ajo kishte vendosur që ti ndërrojë ato, duke mbajtur një palë sikurse me lëkurë të tigrit.

Sidoqoftë, për të është aluduar shumë kohëve të fundit në faqet rozë, për shkak të lidhjes së saj të re.

Edhe në pushimet të cilat po i shijon për javë me radhë, ajo është parë me të dashurin, Romain Gavras. /Telegrafi/