Ajo e kaloi natën e së enjtes duke festuar me miqtë e saj të famshëm në The Prince’s Trust Global Gala në New York.
Dhe të premten Rita Ora dukej mahnitëse me një pamje më të qetë teksa po largohej nga hoteli ku po qëndron.
Këngëtarja dukej e mrekullueshme me veshjen të tërë prej xhinsi për ditën e saj në qytet.
Ajo kombinoi një xhaketë xhins me madhësi me pantallona të ngjashme, duke i shoqëruar me një palë syze me nuanca të kuqe dhe taka.
Artistja arriti të rrëmbente vëmendje edhe gjatë daljes së saj të fundit teksa shihet e rrethuar nga fansa të shumtë.
Rita ndërkohë u shfaq magjepse teksa mori pjesë në mbrëmjen glamuroze në New York.
Këngëtarja veshi një fustan të bardhë dhe të gjatë për eventin The Prince’s Trust Global Gala.
Ajo shtoi një palë doreza të ngjashme në pamjen elegante, duke mbajtur flokët e saj bionde në një topuz të lartë.
Rita u shoqërua me mikesha të famshme, duke përfshirë Sienna Miller, Charlotte Tillbury dhe Kate Moss në ngjarjen e mbushur me yje. /Telegrafi/