Site icon Telegrafi

Rita Ora shëtitë në mes të ditës me një këmishë nate (Foto)

Rita Ora kishte zgjedhur një këmishë nate për të dalë rrugëve të New Yorkut në mes të ditës.

Këngëtarja 25-vjeçare i la pak vend imagjinatës ditën e diel, kur po hynte në një restorant.

Një ditë më parë, Rita postoi në Instagram një foto shumë provokuese nga seti i ri fotografik për revistën “LOVE”, transmeton TopChannel.

Lexo po ashtu Zbulohet e vërteta, flet tekstshruesi i këngës së Beyonces, a i është kushtuar kënga “Sorry” Rita Ores?

Duke folur për sekretin e linjave të saj, këngëtarja thotë se është e vetëdijshme që nuk mund të quhet një person i dobët, por as i shëndoshë.

“Nuk mbaj dietë. Sa herë që kam uri apo dua të ha diçka, thjesht e marr atë dhe e ha”, u shpreh ajo.

Exit mobile version