Rita Ora këdo ditë ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive që nuk e lënë askënd indiferent.
Këngëtarja e famshme shqiptare ka mahnitur me pozat me bikini duke vënë në plan të parë asetet e saja trupore.
Biondja e popullarizuar i ka shijuar pushimet e verës, ndërkohë që në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 16 milionë ndjekës, nuk ka hezituar të shpërndajë fotografi ngacmuese.
Të mërkurën mbrëma, 29-vjeçarja i ka publikuar disa imazhe të reja, teksa ka vënë në pah figurën e admiruar trupore.
Fotografitë e postuara kanë marrë qindra mijëra pëlqime që në orën e parë të publikimit. /Telegrafi/