Telegrafi

Rita Ora së bashku me familjen në Kosovë – pamje nga befasia që iu bë për ditëlindje

Foto: Screenshot/Facebook

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka mbërritur sot (e diel) në Kosovë së bashku me familjen e saj.

Ajo u pa me partnerin e saj, Taika Waititin, babanë Besnik Sahatçiun si dhe me motrën, Elenën.

Të njëjtit u pritën nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, ku iu organizua edhe një festë e vogël për ditëlindjen e 33-të.

Foto: Screenshot/Facebook

Asaj iu bë një surprizë në aeroport, gjersa shihet një tortë dhe artistja duke fryrë qirinjtë.

Lexo po ashtu Momenti kur Rita Ora mbërrin në Kosovë, prek tokën dhe vë dorën në zemër

“Mirë se erdhe në shtëpi dhe gëzuar ditëlindjen Rita Ora”, shkruhet në një pankartë.

Foto: Screenshot/Facebook

Rita duket se këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë në vendlindje, e në vazhdim do të ketë edhe takime të tjera.

Krijuesja e një sërë hiteve erdhi pikërisht për festat e nëntorit, në një kohë të rëndësishme për shqiptarët. /Telegrafi/