Site icon Telegrafi

Rita Ora rrëmben vëmendjen me çizmet me lëkurë gjarpri, ndërsa realizon ‘selfie’ para pasqyrës

Ajo është një këngëtare e suksesshme e njohur për eksperimentet e saj me stilin.

Dhe Rita Ora dukej e bujshme ndërsa tregoi ansamblin e saj më të ri të modës përpara në një varg ‘selfie’-ve të realizuara para pasqyrës të mërkurën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçare, dukej e mrekullueshme me një palë çizme të buta me lëkurë gjarpri ndërsa u ul në një tavolinë dhe mori poza.

Bukuroshja e mbajti dukjen e saj të rastësishme dhe elegante me një makijazh të errët te pjesa e syve, teksa rrëmbeu vëmendjen me bluzën e hapur te pjesa e dekoltesë.

Lexo po ashtu Rita Ora bashkëpunon me markën e këpucëve 'ShoeDazzle', flet rreth vuajtjeve si femër në industrinë e muzikës

Teksa është duke punuar për muzikë të re në studio, Rita po përgatitet për projektin e saj të radhës për aktrim.

Rita është pjesë e filmit më të ri “Twist”, së bashku me një kast të mrekullueshëm të aktorëve britanikë.

Ajo luan rolin e ‘Artful Dodger’ në ripërpunimin modern të vepërs së njohur të Charles Dickens, Oliver Twist.

Të mërkurën u publikua edhe “traileri” i këtij filmi, i cili i plotë do të publikohet në vitin 2021.

Kjo nuk është eksperienca e saj e parë në aktrim, pasi Rita ka luajtur edhe në filma si: “Spivs”, “Fifty Shades”, “Pokémon Detective Pikachu”, “Southpaw” etj. /Telegrafi/

Exit mobile version