Rita Ora ka qenë e zënë me xhirimet e “The Voice” të kanalit Channel Seven që kur mbërriti në Australi në fund të nëntorit.
Dhe për shkak të angazhimeve të saj në punë, ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop do t’i kalojë Krishtlindjet në kontinentin australian, shkruan DailyMail.
Për t’u siguruar që ajo të dukej perfekte për pushime, 31-vjeçarja u pa duke u larguar nga salloni i flokëve “Koda Cutters” në Bondi të Sydneyt me një prerje flokësh të freskët.
Interpretuesja e hitit “Anywhere” dukej se po e ndjente modelin e ri të flokëve, teksa buzëqeshte gjatë kohës që dilte nga salloni.
Ajo tregoi figurën e saj mbresëlënëse të trupit e veshur me një palë geta të zeza dhe një bluzë të shkurtër të markës “Miu Miu” që i nxirrte në pah barkun e saj.
Bukuroshja bionde ishte gjithashtu e pajisur me një palë syze dielli të zeza dhe një koleksion gjerdanësh prej floriri.
Rita i shtoi pamjes së saj një avantazh të yllit të rock-ut, duke veshur një palë çizme të zeza.
Përveç rregullimit të flokëve, ajo vrapoi dhe bëri disa blerje Krishtlindjesh në minutën e fundit në zonë.
Në një moment, Rita u pa duke mbajtur disa çanta nga dyqani i parfumeve luksoze “Le Labo”.
Princesha e muzikës pop dhe i dashuri i saj regjisor, Taika Waititi, 46 vjeç, mbërritën në Sydney në fillim të këtij muaji.
Pas një romance të stuhishme, burimet e brendshme thonë se ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.
“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar”, tha një burim për tabloidin britanik The Sun të hënën.
Nga ajo që thotë ajo, ai është “i vetmi” për të. Asnjë nga shoqet e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte propozimin së shpejti”, shtoi burimi i brendshëm.
Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin e tyre për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.
“Disa njerëz mund ta shohin këtë si një veprim shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha burimi, duke e quajtur Taikën një prani “tokësore por argëtuese” në jetën e Ritës.
Rita ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, ku është e angazhuar si anëtare e jurisë.
Taika gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në fazën e post-produksionit. /Telegrafi/