Telegrafi

Rita Ora risjell të tjera fotografi që joshin vëmendjen

Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/ritaora)

Përkundër angazhimit të madh në karrierën profesionale, këngëtarja e famshme, Rita Ora, gjen kohë edhe për të pushuar.

Ylli shqiptar i muzikës pop i ka shfrytëzuar edhe udhëtimet e saja për koncerte, ashtu që në kohën e lirë i ka vizituar plazhet e qyteteve ku ka qëndruar.

Ndërsa në profilet e saja në rrjetet sociale nuk ka hezituar t’i ndajë me fansat e saj disa prej fotografive të realizuara.

Madje, disa sosh, ajo i ka risjellë në këtë periudhë kur po hyjmë në sezonit e ftohtë të vitit për të rikujtuar periudhën e ngrohtë dhe stinën e verës.

Gjatë të premtes, Rita i ka publikuar disa fotografi bardh e zi, në të cilat shfaqet me rrobabanje. /Telegrafi/