Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, së fundmi është ndier nostalgjike për kohët e vjetra.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka kujtuar festën e ditëlindjes së fundit në Aman të Utah.
28-vjeçarja është shfaqur me një stil krejtësisht ndryshe, ndërsa ka risjellë fotografitë artistike në shkretëtirë.
“Disa pjesë të ditëlindjes sime në Aman të Utah, gjithashtu fotosesion për magazinën The Love Magazine. Sikur të kthehesha edhe njëherë pas”.
Ditëlindja më e mirë ndonjëherë. Mendoj se çka do të bëj për 30 nëntor. Hmmm”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur ka ditëlindjen me 30 nëntor, dhe si duket mezi po pret që të bëjë përgatitje për festën e radhës. /Telegrafi/