Telegrafi

Rita Ora relaksohet në pishinë, teksa nuk heziton të vë në pah format fizike në bikini

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ka qenë shumë e angazhuar me aktivitete të shumta.

Ajo është dashur vazhdimisht të udhëtojë mes Britanisë dhe ShBA-së, për të realizuar kampanjën e saj më të re reklamuese për “Diechmann Shoes”, si dhe në të njëjtën kohë i është dashur të jetë në kohë në spektaklin “The Masked Singer”, pasi aty ka rolin e anëtares së jurisë.

Duket se pas gjithë këtyre angazhimeve, Rita më në fund ka gjetur pak kohë për veten që të relaksohet.

Të shtunën, ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft ‘të nxehta’, ku shfaqej ndërsa shijonte një pushim të mirë në pishinë me avull.

Ajo dukej mjaft tërheqëse dhe atraktive në bikini, ndërsa nuk hezitont të vinte në pah linjat e saj trupore.

Lexo po ashtu Rita Ora krenare që rindërtoi shtëpinë e familjes së prekur nga tërmeti: Faleminderit të gjithëve që ndihmuat, ambasadorja juaj Rita

“Sot ishte një ditë e mirë”, shkroi Ora në mbishkrimin e këtrye imazheve, të cilat ajo mesa duket i ka realizuar në një resort luksoz në Los Angeles. /Telegrafi/