Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë ndër emrat më të diskutuara në media.
Ajo është gjithnjë shumë aktive në aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Ora vendosi të ndajë me ndjekësit në InstaStory një video, ku tregonte disa nga ushtrimet e saj në palestër.
Për të qëndruar gjithmonë në top formë, ashtu siç shohim para kamerave, Rita kujdeset që të kryejë çdo ushtrim të mundshëm.
Në videon e publikuar, këngëtarja shfaqet duke bërë përdredhjet me litarë, ushtrim ky i cili i ndihmon në zhvillimin e krahëve.
Ndërsa sa i përket muzikës, ajo vazhdon të jetë shumë aktive duke publikuar vazhdimisht projekte të reja.
Këto javë, Rita ka mbajtur turin e saj të koncerteve në mbarë Evropë, teksa në qershor ishte edhe në Tiranë. /Telegrafi/