Kohët e fundit ajo zbuloi se sa e lumtur ishte që kënga e re “How To Be Lonely” po u ndihmon njerëzve të cilët po qëndrojnë të mbyllur.
Për të mos e lënë me kaq, Rita Ora i argëtoi fansat e saj duke shfaqur versionin ‘live’ të këngës, shkruan Daily Mail.
Shqiptarja 29 vjeçare dukej tejet e thjeshtë gjatë interpretimit të këngës duke veshur një xhaketë dhe xhinse. Performancës Rita i dha edhe disa lëvizje ndërsa grupi i saj kërcente në sfond.
Më herët gjatë ditës, këngëtarja publikoi disa fotografi tejet të lezetshme teksa po pushonte në kopshtin e saj.
Rita gjithashtu është shprehur e lumtur të shohë këngën e saj “How To Be Lonely” se si po u ndihmon fansave të saj, pasi krijuan rutinat e vallëzimit në rrjetin social TikTok.
Ajo njëherësh rrëfeu se shqetësohet për nënën e saj që është aq afër epiqendrës së virusit, por është frymëzuar të provojë dhe të ndihmojë përpjekjen mbarëkombëtare si vullnetare. /Telegrafi/