Telegrafi

Rita Ora publikon klipin e këngës “You & I”, i cili shoqërohet me pamjet e dasmës së saj

Foto: Rita Ora/YouTube

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka publikuar klipin e saj më të ri, “You & I”.

Kënga e cila është pjesë e albumit të saj më të fundit me të njëjtin titull, është një baladë dashurie e cila i dedikohet bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Klipi i këngës është shoqëruar me pamjet e dasmës së tyre, e cila ka qenë sekrete deri më tani – dhe është mbajtur vitin e kaluar në Los Angeles.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Vogue Weddings/Instagram)

Vetëm një vit më vonë, kur çifti festuan një vjetorin e martesës – ata vendosën që të ndajnë me ndjekësit e tyre pamje dhe video nga ceremonia e martesës.

Lexo po ashtu Taika Waititi zbulon se ishte Rita Ora ajo që i propozoi martesë atij dhe jo anasjelltas

Klipi i këngës “You & I” nis me Ritën e cila bën përgatitjet e dasmës dhe vesh vellon për t’u bërë nuse, teksa më vonë ecën drejt altarit ku e pret burri i saj i ardhshëm.

Rita Ora (Foto: Vogue Weddings/Instagram)

Videoja muzikore më pas vazhdon me shkëmbimin e betimeve mes çiftit, një fotosesioni që ata realizojnë pranë një veture dhe një tortë ku shkruhet “Ne jemi martuar dështakë”.

Rita dhe Taika përndryshe u njohën me njëri-tjetrin në vitin 2021, gjatë kohës që artistja shqiptare ndodhej në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku ishte pjesë e panelit të jurisë. /Telegrafi/