Telegrafi

Rita Ora publikon imazhe tjera kur ishte “rrugës” për në Kosovë

(Foto: Getty Images)

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar një varg të ri të fotografive.

Bukuroshja në rrjetin social Instagram ka kthyer kohën pas duke kujtuar vizitën në Kosovë.

Këngëtarja atraktive shihet në xhinse nga aeroplani privat duke u relaksuar, teksa tergon linjat dhe anën e bukur të saj.

“Duke bërë një gjë shumë pozitive për këtë të shtunë. Mezi pres ta publikoj. Ndërkohë, disa foto nga unë rrugës për në Kosovë”, u shpreh Rita në Instagram.

Këngëtarja atraktive performoi në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, vizitë të cilën e promovoi shumë në rrjetet sociale.

Aktualisht Rita Ora nuk ka të dashur.

Ajo po bëhet gati për të lansuar një album të ri për vitin 2018. /Telegrafi/