Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të perfomrojë sonte (e enjte), në një koncert special të mbajtur në nderim të DJ-të të ndjerë, Aviciit.
Ajo do të performojë në këtë koncert hitin e madh “Lonely together”, të cilin e solli në bashkëpunim me Aviciin pak muaj para se ai të ndahej nga jeta.
Ndërkohë, teksa pret të ngjitet në skenën e madhe të këtij spektakli që ka për qëllim vetëdijësimin e personave të prekur nga shëndeti mental, Rita po gjen kohë që edhe të relaksohet para koncertit.
Këngëtarja 29-vjeçare publikoi në InstaStory një fotografi, ku shfaqej duke pozuar me bikini në sauna, ku po kalonte pak kohë relaksuese para se të bëhej gati.
“Pak meditim në saunë para koncertit sonte”, ka shkruar artistja e lindur në Prishtinë në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të huaja për lidhjen e re që ka nisur me aktorin Rafferty Law. /Telegrafi/