Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave të huaja.
Kjo pasi në intervistën e saj të fundit dhënë BBC-së, ajo “goditi” dy divat e muzikës Beyonce dhe Rihanna.
Ajo mohoi të ishte “Becky” e shumëpërfolur në këngën e Beyonces dedikuar tradhtisë së burrit të saj Jay-Z, gjersa për Rihannan u shpreh se kur ishin pjesë e të njëjtit label, “Roc Nation”, flitej se këngët e destinuara për Ritën i jepeshin këngëtares nga Barbadosi.
Me gjithë polemikat e shkaktuara, Rita po vazhdon ta mbajë vëmendjen edhe përmes rrjeteve sociale, në të cilat është mjaft aktive.
Së fundmi, ajo ka ngarkuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram një sërë fotografish, duke nxitur imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.
Në fotografitë në fjalë, interpretuesja e hitit “Lonely Together” shfaqet duke pozuar me një fustan rrjete, e veshur vetëm me të brendshme të zeza në pjeën e poshtme.
Ndërkohë sipër, 32-vjeçarja pozon e tëra’ topless’ duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.
Këto imazhe kanë nxitur reagime të shumta te fansat, duke marrë pëlqime e komente nga një numër i madh ndjekësish. /Telegrafi/