Telegrafi

Rita Ora publikon fotografi provokuese me bikini, nga sesioni i realizuar për revistën e famshme “LOVE”

Foto: Rita Ora/Instagram

Muaj më parë, Rita Ora, pozoi për revistën e famshme “LOVE”, ku dha edhe një intervistë shumë interesante duke zbuluar detaje nga jeta e saj.

Pikërisht në këtë intervistë, ajo kishte treguar se si i kishte ngrirë qelizat vezë, dhe i ruan ato në dy ndërtesa të ndryshme, me dëshirën që e ardhmja e saj për t’u bërë nënë të jetë sa më e sigurt.

Fotosesioni i realizuar për këtë revistë e shfaqte Rita Orën ndryshe, me flokë të shkurtra dhe më e ekspozuar teksa pozonte rrugëve të shkretëtirës.

Rita Ora (Foto: LOVE Magazine)

Një nga këto fotografitë, Ora e ndau së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft provokuese me bikini me material transparent.

Lexo po ashtu Garat e Formula E do të zhvillohen nga shtëpia dhe komentatorja është Rita Ora

Me një xhaketë dhe flokë të shkurtra, këngëtarja e lindur në Kosovë dukej mjaft provokuese, teksa vinte në pah fizikun e saj të tonifikuar.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e fansave nuk munguan, shumë prej të cilëve e komplimentuan artisten për linjat e saj atraktive.

Rita përndryshe ndodhet e karantinuar në një shtëpi në fermë 150 kilometra larg nga Londra, kjo pasi shkoi aty me shoqërinë e saj për të inicuzar këngët e reja të albumit, por më pas ngelën aty pasi kryeministri britanik urdhëroi ndalesat e lëvizjeve.

Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “How to be lonely”, që është pëlqyer shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/