Site icon Telegrafi

Rita Ora publikon fotografi nga koha kur me familjen e saj vizitonin Rugovën

Dje (e diel) ka qenë dita ndërkombëtare e nënave.

Me këtë rast, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka gjetur rastin të urojë nënën e saj përmes Instagramit.

Ajo ka publikuar një fotografi të nënës së saj, Vera Sahatçiu – Ora, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Urime Dita e Nënave për mbretëreshën Vera Ora”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Tutje, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një tjetër fotografi të realizuar në fëmijërinë e saj të hershme, duke pozuar në prehrin e nënës së saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Dhe Rita e përmbylli serinë e saj të postimeve me një fotografi familjare, të realizuar gjithashtu në fëmijërinë e hershme.

Lexo po ashtu Rita Ora duket elegante me pantallona leopardi dhe xhaketë të zezë, ndërsa fotografohet në Sydney

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar nga familja gjatë një vizite në Rugovë të Pejës, në një nga pushimet e tyre verore që bënin në Kosovë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Familja e këngëtares me famë ndërkombëtare përndryshe kanë edhe origjinën nga qyteti i Pejës, ndërsa Rita është lindur në Prishtinë dhe ka qenë vetëm një vjeç kur familja e saj emigroi në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)
Exit mobile version