Virusi vdekjeprurës COVID-19 është përhapur në shumë vende të botës, duke shkaktuar kështu izolimin e njerëzve në shtëpitë e tyre.
Për ta tejkaluar këtë situatë, shumë prej artistëve shqiptarë e ndërkombëtarë po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të kaluar kohën e tyre në karantinë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ylli i muzikës pop, Rita Ora, e cila ka vendosur që ta relaksojë veten në pishinë.
Përmes fotografive dhe videove të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo shfaqet tejet tërheqëse me bikini, ndërsa ka notuar vetëm, teksa e ka xhiruar motra e saj, Elena.
“Këtë herë kam notuar vetëm gjithsesi… Elena Ora duke më filmuar”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e publikuar. Si në çdo fotografi tjetër, edhe në këtë të fundit nuk mungon komenti i ëmbël nga nëna e saj, Vera Ora.
Përndryshe, kënga e fundit e saj është “How To Be Lonely”, projekt ky i cili ka kaluar një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/