Këngëtarja Rita Ora ka qenë shumë e përkushtuar gjatë këtij viti me prurje të shumta muzikore e koncerte gjithandej globit.
Ndonëse e angazhuar me koncerte edhe gjatë verës, Rita ka gjetur kohë që edhe të bëjë pak pushime.
Javë më parë, bukuroshja me prejardhje shqiptare ka kaluar disa ditë të mira pushimi në Ibiza të Spanjës.
Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj disa fotografi të realizuar atje, ku shfaqet mjaft provokuese në plazh.
Teksa pozonte e lagur, 28-vjeçarja merrte vëmendjen e fansave me linjat e saj trupore, ndërsa pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Përndryshe, “New Look” mban titullin projekti i fundit muzikor që Ora solli për fansat e saj, e që u prit mjaft mirë. /Telegrafi/