Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është duke shijuar kohën e saj të lirë në Londër, pasi qëndroi e izoluar në Cotsworld.
Por, ajo ka dëshmuar se nuk ka asgjë më të mirë se sa të të jesh duke qëndruar nën rrezet e diellit, ndërsa u pa me macen e saj Bruno, shkruan Daily Mail.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” është shfaqur tërheqëse në një bluzë të zezë të firmës ‘Gucci’, ndërsa në pjesën e poshtme mbante në palë pantallona të zeza.
Këto imazhe atraktive ajo i ka publikuar përmes rrjetit social Instagram, ndërsa mori një mori komentesh pozitive.
Sidoqoftë, e mbushur me aksesorë të ndryshëm, Rita kishte mbajtur njërën dorë tek gjuri, ndërsa u pa duke pozuar para kamerës.
“Në një ditë si kjo, ndihem e lumtur për të gjithë njerëzit e bukur që po vazhdojnë të më mbështesin. Jam falënderuese për familjen time, shëndetin, shoqërinë e mrekullueshme dhe macen time të lezetshme Bruno”, shkroi ajo në përshkrimin e imazheve.
Ndërkaq, bukuroshja brune për një kohë të vazhdueshme ka mbajtur të azhurnuar fansat e saj në rrjete sociale, për më të rejat nga përditshmëria e saj. /Telegrafi/