Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë e angazhuar me turin e saj të koncerteve.
Mes udhëtimeve të shumta për të qenë e pranishme në të gjitha vendet ku do të performojë, ajo po gjen kohë herë pas here edhe për pushime.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka bërë një ndalesë në Barcelonë të Spanjës, për të shijuar disa ditë pushimi.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Ora shfaqet mjaft atraktivi në bikini ngjyrë ari, teksa vë në pah linjat e trupit.
Ajo shfaqet duke pozuar në jaht, ndërsa duket të ketë shijuar edhe një not të mirë në detin e bukur të Barcelonës.
“Pak këtu para shfaqjes së nesërme “Share Festival” jam duke ardhur për ju”, ka shkruar Rita në njërën prej fotografive.
Ditë më parë, ajo mbajti edhe një koncert shumë të madh në Zvicër, në të cilin nuk kanë munguar edhe qindra shqiptarë nga diaspora. /Telegrafi/