Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora përmbylli një javë me përplot angazhime.
Ylli i muzikës që mori pjesë në eventin më të madh të modës në botë ‘Met Gala’ të hënë, më 1 maj po vazhdon promovimin e këngës më të fundit “Praising You”.
Projekti i ri i artistes erdhi edhe e shoqëruar edhe me klip, ku 32-vjeçarja u shfaq tërë stil, megjithatë veshje me shije, Rita ka treguar edhe gjatë daljeve të fundit.
Këtë ajo e dëshmoi edhe në postimin e fundit që bëri në llogarinë e saj në Instagram ku ka më shumë se 16 milionë ndjekës.
Autorja e hitit “Anywhere” solli një kolazh imazhesh me veshje të ndryshme me shumë stil teksa dukej e mrekullueshme në secilën prej paraqitjeve.
“Java ime që promovon ‘Praising You’ si kënga e tretë më e kërkuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shumë argëtuese! Shihemi se shpejti”, shkroi Rita në mbishkrimin e postimit.
Artistja tashmë ka njoftuar edhe lansimin e albumit më të ri që mban titullin “You & I”, e që pritet të publikohet më 14 korrik.
Ndërkohë, në paraqitjen e saj në ‘Met Gala’ Rita u shfaq në shoqëri të bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Çifti i famshëm morën vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq me kostumet elegante që përzgjodhën për eventin. /Telegrafi/