Sonte do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve kryesore të këngës në Mbretërinë e Bashkuara, Brit Awards.
Për herë të parë në historinë 40-vjeçare të kësaj ngjarje kulmore britanike, do të jenë prezente edhe dy këngëtare shqiptare.
Bëhet fjalë për këngëtaren Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat do t’i shohim brenda disa orëve në tapetin e kuq.
Rita Ora i është adresuar të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale duke premtuar se do të jenë një natë fantastike.
“BRITS provat. Shihemi me vone. Përgatituni për një shfaqje t mrekullueshme”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Rita.
Kjo e fundit do të performojë disa këngë në këtë event, pas shfaqjes fantastike që dhuroi ditë më parë në Kosovë.
Ndryshe, Dua është nominuar në pesë kategori të ndryshme, e cila ka bërë të hyjë në histori të kësaj ngjarje si femra me më shumti nominime që nga vitit 1978. /Telegrafi/