Site icon Telegrafi

Rita Ora: Pas ndarjes nga Calvin Harris isha e tramatizuar

Rita Ora ka treguar se sa rëndë e ka përjetuar ndarjen nga Calvin Harris.

Ajo është shprehur se familja e shoqëria e saj nuk e ka njohur pasi që ajo ishte e tramatizuar pasi përfundoi lidhja e saj me Harris, transmeton Klan Kosova.

25 vjeçarja ka thënë se për një kohë “dëshironte vetëm të qëndronte në shtrat e të vdiste”.

“Ishte koha kur shoqëria ime më thoshte se nuk më njihnin më”.

“Isha tërë kohën e shqetësuar për këtë djal, e madje edhe kur udhëtoja mendoja ‘Oh Zot çfarë po bënë ai’”, u shpreh Ora.

Bukuroshja dhe DJ skocez janë ndarë në qershor të vitit 2014.

E këtë gjë e kishte konfirmuar Harris parmesh Tëitter.

“Dua të adresoj disa spekulime që janë bërë për mua dhe Ritan, unë dhe ajo jemi ndarë tash e një kohë. Ajo është e bukur e një grua shumë e talentuar, unë i uroj asaj gjithë të mirat”, kishte shkruar Harris në Twitter.

Menjëherë pasi këtë gjë e konfirmoi Harris, edhe Ora kishte shkruar në Tëitter rreth kësaj çështjeje.

“Unë zakonisht nuk merrem me spekulime mirëpo kam kaluar një komë të mrekullueshme me Calvin dhe kujtimet me të do i ruaj si thesare”, kishte shkruar atë kohë Ora në Twitter.

Exit mobile version