Superylli shqiptar, Rita Ora, shumë herë ka pranuar se shembull për të shërben Madonna.
Mbretëresha e pop muzikës dhe Rita kanë raporte të mira, e kjo e fundit kurrë nuk ka hezituar që të pranojë se e ka idhull këngëtaren e shumë hiteve.
Superylli nga Prishtina ka publikuar një postim InstaStory, ku edhe një herë ka treguar pëlqimin e saj për mbretëreshën e pop muzikës.
“Të dua përgjithmonë, gjithçka e imja”, u shpreh Rita.
Nuk është hera e parë që Rita pranon hapur se ka një simpati të veçantë për Madonnan.
Aktualisht Rita po shijon suksesin e madh të projektit “Girls” me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charlie XcX.
Rita Ora performon më 3 qershor në Tiranë. /Telegrafi/