Telegrafi

Rita Ora, një tifoze atraktive e futbollit amerikan në tribunat e stadiumit “SoFi” në Kaliforni

Foto: Rita Ora/Instagram

Emrat më të mëdhenj të futbollit u panë të pranishëm në shënimin e 11-vjetorit të NFL, i cili u mbajt në Inglewood, Kaliforni të enjten mbrëma.

Dhe festimet vazhduan në stadiumin “SoFi” me të famshëm si: Rita Ora dhe Jenna Dewan që morën pjesë në festën e ceremonisë, shkruan DailyMail.

Ora, 31 vjeçe, dukej mjaft sensuale e veshur me një bluzë argjendi, komplet të hapur te pjesa e shpinës.

Foto: Getty Images

Për këtë veshje, artistja me origjinë shqiptare kishte gjetur inspirim nga stili i viteve 2000.

Lexo po ashtu Nga Novak Djokovic, Boris Johnson e deri te Rita Ora - të famshmit që në mënyrë famëkeqe kanë thyer rregullat e COVID-19

Këngëtarja shqiptaro-britanike shfaqi krahët e saj të formësuar në një bluzë argjendi, të zbukuruar me rripa të bërë nga zinxhirë argjendi.

Foto: Getty Images

Ajo e kombinoi pjesën e sipërme të saj plot shkëlqim me disa xhinse të gjera, të gjata deri në pëllëmbë.

Interpretuesja e hitit “Poison” zgjodhi për aksesorë një sërë gjerdanesh – duke përfshirë një me inicialen e saj të parë – dhe një shumëllojshmëri rrathësh argjendi në secilin nga kyçet e dorës.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo i futi gjërat e nevojshme në një çantë të zezë, teksa kishte nga një unazë në secilin prej gishtave të saj.

Flokët bionde në ngjyrë të artë të Orës ishin lënë në valë të lirshëm, për të krijuar një volum të madh.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, makijazhi i saj i pakët karakterizohej nga aplikimi i një buzëkuqi të kuq në buzët e saj.

Rita publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga ngjarja në fjalë.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Le të fillojë fundjava”, shkroi bukuroshja shqiptare, ndërsa dukej mjaft atraktive në tribunat e stadiumit “SoFi” në Inglewood. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram