Telegrafi

Rita Ora me një imazh provokues u kërkon fansave që t’i urojnë fat

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja Phoenix u paraqit në showin “Tonight Jimmy Fallon” ku bisedoi rreth karrierës dhe turneut botëror.

Më vonë biondina i qerasi fansat me një fotografi vetëm në të brendshme duke u përgatitur për të shkruar në shtrat pas shfaqjes.

Duke treguar figurën e saj për zili, Ora shkroi një mesazh në llogarinë personale në Instagram.

“Koha për të larë këtë. Morra një thirrje telefonike në 05:00 dhe dëshironi mua fat”, shkroi ajo.

Lexo po ashtu Në ditëlindjen e Kate Mossit, Rita Ora publikon fotografi ku shfaqet e zhveshur në shtrat me të
Lexo po ashtu Rita Ora vihet në siklet kur pyetet për lidhjen me Andrew Garfieldin

Fotoja erdhi disa orë pasi 28-vjeçarja ka uruar ditëlindjen e mikeshës së saj, Kate Moss duke publikuar një fotografi të përbashkët nga shtrati.

Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e albumit më të ri si dhe po përgatitet për një numër të madh të koncerteve. /Telegrafi/