Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “You For Me”.
Kënga e cila erdhi në bashkëpunim me DJ Sigala-n është pritur mirë nga publiku dhe ka qëndruar lart në top listat britanike dhe ato ndërkombëtare.
Këto ditë gjithashtu ka nisur edhe transmetimi i “The Voice Australia” – shfaqje në të cilën Rita Ora është njëra nga katër anëtaret e jurisë.
Rita e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku është dukur mjaft atraktive.
Në orët e vona të së premtes, 30-vjeçarja vendosi të realizojë disa poza mjaft ‘të nxehta’, ku shfaqej e veshur me një robdeshambër.
Pjesa e hapur te dekolteja vuri në pah pak nga gjoksi atraktiv i saj, me ç’rast bëri që edhe komentet nga fansat përbri fotografive të ishin të shumta.
Ndërkohë, mbishkrimin e fotografive këngëtarja me origjinë shqiptare ua atribuoi fansave të saj australianë, duke i falënderuar që po e pëlqejnë kaq shumë spektaklin ‘The Voice’ dhe mezi pret të kthehet atje.
“Faleminderit shumë të gjithëve për dashurinë. Unë jam shumë e kënaqur që ju të gjithëve po ju pëlqen ‘The Voice Australia’, ka kaq shumë talent sa që nuk mund të pres që ta shihni! I dua aq shumë fansat e mi australianë! Mezi pres të kthehem te ju”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Rita përndryshe ishte kthyer në një personazh mjaft të diskutuar në Australi në fillim të këtij viti – kjo pasi masat për të hyrë në këtë kontinent pas pandemisë coronavirus, ishin shumë serioze.
Një deputete në atë kohë ngriti çështjen në parlament, me kritika ndaj Qeverisë së Australisë duke kërkuar llogari se si një yll si Rita Ora që vjen nga një vend tjetër arriti të futej në territor, ndërkohë që shumë australianë që jetojnë jashtë vendit, nuk kanë mundur të kthehen te familjarët e tyre, shkaku i mos-pranimit të njerëzve nga vendet tjera, për shkaqe të sigurisë së coronavirusit. /Telegrafi/