Rita Ora, është bërë pjesë e reklamës që Samsung ka zgjedhur të bëjë për dy telefonat inteligjent të hedhur së fundmi në treg, si Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.
Video e publikuar në “YouTube” zgjat rreth 1 minutë dhe në vetëm tri ditë ka marrë rreth 147 mijë klikime.
Spoti i quajtur “Anticipation,” është krijuar nga agjencia e reklamave 72andSunny dhe mban frazën “E ardhmja është tani”. Si audio është përdorur kënga “I’m Alive,” e është regjistruar fillimisht nga Tommy James dhe Shondells në vitin 1960, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet në dy fragmente të shkurtra të videos, duke kënduar dhe me produktin e ri në duar. /Telegrafi/