Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, duket se ka gjetur të dashurin e ri.
Sipas burimeve të “USWeekly”, ajo ka shijuar një natë romantike në muajin janar me aktorin e famshëm skocez Gerard Butler, transmeton koha.
Në raportim theksohet se dyshja shijuan një darkë në një restorant luksoz në West Hollywood dhe se ishin shumë të afërt me njëri tjetrin.
Aktori i famshëm skocez është 46-vjeçar dhe thuhet se është ndarë nga e dashura e tij Morgan Brown.
Rita vazhdimisht spekulohet në media për lidhje të reja, por deri tani të konfirmuara mbeten ato me reperin Richard Hilfiger, DJ Calvin Harris dhe Rob Kardashian.